facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 March 2013

Skandal! Zotëri Thaçi nuk mundi sot të votojë

Kryetarit të Partisë Demokratike Shqipëtare në Maqedoni nuk i mundësohet realizimi i votës së lirë qytetare. Kjo për shkak të mos posedimit të Letërnjoftimit Biometrik.

Mediumet në shtetin e Maqedonisë, kanë treguar së fundi lajme rreth atmosferës zgjedhore që sapo ka përfunduar. Në disa rajone ka patur disa paregullësi, por përgjithësisht situata ka qenë e qetë. Diçka tepër e pakëndëshme ka ndodhur me kryetarin e PDSH (Partisë Demokratike Shqipëtare në Maqedoni) i cili ka shkuar që të realizoj votimin me anë të pasaportës Diplomatike dhe një gjë e tillë nuk është pranuar.  Nënkryetari i KSHZ Shkup - zotëri Subhi Jakupi, u prononcua në mediumin MRT2 (Radio Televizionin Maqedonas) në edicionin drejtpërsëdrejti të gjuhës shqipe; që votimi nuk lejohej me pasaportë diplomatike ngase në të nuk ka  të dhëna të adresës dhe të dhëna të tjera që janë të nevojshme.


Disponim|Shqip

No comments :

Post a Comment