facebookgoogle plusrss feedmesazh

21 April 2013

Ermali dhe Ami në pritje për t’u bërë prindër

Thashethemet e fundit thonë se Ermali dhe Ami në në pritje për t’u bërë prindër. “Zoti ka vendosur t’i bekojë me një fëmijë”, ka qenë një nga komentet e bëra në rrjetin social ‘Facebook’, ku ishte publikuar një foto e çiftit, njofton koha.
Lajmi konfirmohet për “Bluetooth” edhe nga një burim i afërt me çiftin e yjeve të showbiz-it. Ky fëmijë vjen si një dhuratë e çmuar për dy të dashuruarit, të cilët kanë hyrë në vitin e tretë të martesës... Siç thuhet nga burimi, Ami dhe Ermali janë shumë supersticiozë dhe nuk kanë dashur që ta ndajnë me shumë njerëz këtë lajm të gëzueshëm. “Janë të dy shumë të lumtur. Gati sa s’fluturojnë”, thotë burimi për “Bluetooth”. 


Ami është shfaqur së fundmi në kopertinën e një reviste të njohur shqiptare, ku ka deklaruar ndër të tjera se është koha për të krijuar familje, por pa zbuluar surprizën e madhe, atë të pritjes së një fëmije. Sa i takon karrierës, ende nuk dihet në do të jetë apo jo Ami, prezantuesja e edicionit të sivjetshëm të “Dancing With The Stars”, ama mund të thuhet me siguri se figura e saj i mungon ekranit. Nga ana tjetër, Ermali, megjithëse vendosi që këtë sezon të shkëputej nga “2XL”-ja, pritet që shumë shpejt të shfaqet në ekran me klipin e tij më të ri, në bashkëpunim me Dr Florin. Kënga nën titullin “Do vij të dielën”, shënon duetin e dytë mes tyre. Klipi është konceptuar si një parodi, sikurse kënga e parë “Ku ka si Tirona”, dhe një nga fotot e shkrepura gjatë xhirimeve, ne po e sjellim sot. 


Sakaq, Ermali është shumë i angazhuar edhe në xhirimin e filmit me titull “Femrat”, që do të shfaqet në kinematë shqiptare në vjeshtën e këtij viti. Ermali dhe Ami janë të dy shumë të angazhuar edhe në biznesin privat “Ami Event”, puna me të cilin duket se po u ecën për bukuri... Si për fund, urimeve të të dashurve të tyre u bashkohemi edhe ne, duke u lutur për një shtatzëni të mbarë për Amin.

No comments :

Post a Comment