facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 April 2013

[VIDEO] Rita Ora kengë me Snoop Lion (Dogg)

Reperi Snoop Lion, i njohur më parë si Snoop Dogg, sapo ka lëshuar këngën e tij të tretë nga albumi i tij i ardhshëm "Reincarnated", e cila titullohet “Torn Apart”. E veçanta e kësaj kënge është se në të performon këngëtarja kosovare Rita Ora.
Në këtë këngë 3 minutash e gjysmë, si Snoop, ashtu edhe Rita këndojnë për zemrat e thyera, por në një mënyrë romantike. Dy artistët këndojnë për dashuritë e kaluara, posaçërisht ato që i kanë prekur më së shumti dhe këtë e kanë bërë duke kënduar në zhanrin  reggae.
Dyshja tashmë është duke punuar në videoklipin e kësaj kënge, xhirimet e të cilit i kanë bërë qysh në janar në Tailandë. Albumi i shumëpritur i Snoop Lion, do të dalë në shitje më 23 prill dhe në të ka bashkëpunime edhe me Chris Brown, Busta Rhymes and T.I, transmeton zëri.

No comments :

Post a Comment