FBI bën kërkesë që si ndihmë për kapjen e kriminelëve kibernetikë ndër të tjera kërkon që
të ketë qasje të fshehur në kamerën e kompjuterit, me çka do të mund të shikojë njerëzit!
Gjatë të hënës, një gjykatë ka mohuar kërkesën e FBI-së për të instaluar një Trojan spiun në një kompjuter në një lokacion të panjohur në mënyrë që të përgjojë një mashtrues të dyshuar, raporton pcworld
Urdhëri që mohon kërkesën zbuloi që FBI-ja dëshironte të bënte përdorimin e veglës për mbikëqyrje që fshehurazi të depërtojë në kompjuter dhe të marrë pamje të përdoruesit të atij kompjuteri përgjatë kamerës së tij apo të saj.
Plani po ashtu përfshinte incizimin e veprimtarisë në internet, vendndodhjen e përdoruesit, përmbajtjen e e-mailit, bisedat në chat, fotografitë, dokumentet dhe fjalëkalimet.
Ashtu siç raportoi Wall Street Journal, gjyqtari nga Hjustoni, Stephen Smith tha që ai nuk mund të aprovonte taktikën “tepër bezdisëse” sepse FBI-ja mund të mos e di vendndodhjen ose identitetin e të dyshuarit, e kështu softueri spiunues mund të ketë si cak më pas edhe të pafajshmit.
Ligjet e privatësisë?
CNET: 1,000 faqe të dokumenteve zbulojnë që qeverisja e Obamës në mënyrë sekrete ka autorizuar NSA-në dhe agjencione të tjera të monitorojnë rrjetet civile të internetit dhe të japin imunitet legal kompanive si AT&T të cilat dhunojnë privatësinë e Amerikanëve.
Paramendoni, nëse mund të kenë qasje në kamerën tonë, po në mikrofon!! Pra me mjetet elektronike, celular, kompjuter në dhomë

vërtet që "Edhe muret kanë vesh".
Disponim | Shqip
No comments :
Post a Comment