Për adhuruesit e Maserati ka ndodhur diçka që vite më parë ka qenë e pabesueshme, pasi për herë të parë do të ndërtohet një motor me naftë për këtë veturë.
Tani është zbuluar edhe ‘fajtori’ i këtij projekti e që më së paku është dyshuar në të. Maserati me prezantimin e modelit Ghibli, ka bërë të ditur se kjo veturë së shpejti do të ketë motor që punon me naftë.
Gjatë një interviste dhënë revistës australiane “Drive”, drejtori i Maserati, Harald Wester, ka bërë të ditur se të dy motorët V6 turbo (me benzinë dhe naftë) që do të futen në modelin Ghibli, janë ndërtuar nga ekipet e Ferrari dhe Maserati, dhe se kjo punë është duke u kryer në Maranel.
Pas modelit Ghibli, motori turbo me naftë do të futet edhe në Maseratin SUV dhe në limuzinën Quattroporte. Sa i përket Ferrarit dhe teknologjisë me naftë, adhuruesit e kësaj veture mund të rrinë të qetë, pasi prodhuesi italian ka bërë të ditur se motorët me naftë nuk u interesojnë, dhe se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik motorit V8 dhe V12 me benzinë.
No comments :
Post a Comment