Aroma e pakëndshme e hudhrës në duar mund të hiqet me kafe, mbetja e shtresuar në fund përdoret si pleh natyral, ndërsa pija e errët e gullashit të mishit i jep ngjyrën e bukur të mbyllët dhe shijen e mirë.
Pasi që ta pini në mëngjes kafenë aromatike, mos e hidhni shtresën e mbetur, sepse me të mund ta pastroni fytyrën. Me llumin e lagësht fshini butësisht fytyrën për të hequr qelizat e vdekura, dhe pastaj shpërlani me ujë. Me këtë produkt multifunksional mund t’i bëni edhe flokët më të shkëlqyeshme. Derisa është e thatë dhe e pastër, në flokë vendosni kafe ekstra të fortë dhe të bluar, lëreni 20 minuta dhe shpërlani. Për rezultate më të mira përsëriteni këtë pas një jave. Pasi që ta pastroni automobilin, shpesh ndodh që disa aroma të mbeten, por jo me kafe.
Kanoçen me kafenë e bluar të freskët vëreni në automobil diku ku nuk do të përmbyset, ndërsa ajo do të tërheqë në vete të gjitha aromat e pakëndshme.
Nëse keni kafshë shtëpiake e cila lë aromë të pakëndshme pas vetes, kafenë e bluar ngroheni në tavë metalike dhe lëreni në dhomën (e cila kundërmon). Derisa kafja të ftohet, aroma do të zhduket. Çarjet në dollapin ose tavolinën e mbyllët të drurit mund të jenë frustuese, por mund t’i riparoni me kafe. Përzieni disa lugë kafe të bluar me po aq ujë që të krijohet përzierja e dendur dhe me thikë shtrojeni në çarje. Pjesën e tepërt fshijeni me leckë dhe lyeni me dyllin për mobilie – dhe ja, do të duket si e re. Për drurin me ton të kuq mund edhe të shtoni pak jod në përzierje. Për shkak të ngjyrës së fort të kafes së zier mund të shërbeje dhe për ngjyrosjen e vezëve për Pashkë.
Shpejtoni shpërbërjen e kompostos me kafe. - Kafja do të rrisë popullatën e baktereve dhe do të përshpejtojë shpërbërjen e kompostos dhe dheut. Kafja është lehtësisht acidike dhe nëse nuk i përgjigjet tokës së pari mund ta zieni për ta humbur aciditetin.
Shtresën e mbetur përdoreni si pleh tërësisht natyral dhe ushqyes. - Trëndafilat dhe bimët e gjelbra e adhurojnë shtresën e mbetur të kafesë, sepse rrit aciditetin dhe ajros tokën. Njëherë në muaj tre të katërtat e filxhanit me këtë shtresë i futni në tokën rreth rrënjës së bimës dhe e pasuroni me oksigjen, fosfor dhe minerale tjera.
Aromat nga kuzhina ose nga duart largoni me kafe. - Hudhra, peshku ose ndonjë mëlmesë kanë aromë të mirë derisa gatuhen, por disa orë më vonë të pakëndshme. Për t’i larguar, shpërlani duar me shtresën e mbetjes të kafes dhe shpërlani me ujë të ngrohtë.
Kremrat për celulit zëvendësoni me llumin e kafesë. - Kafeina, përbërësi të cilin e përmbajnë gati të gjitha kremrat për celulit përmirëson metabolizmin, ndërsa askund nuk do ta gjeni në formë më natyrale se sa në kafe. Shtresën e mbetur ende të nxehtë përzieni me vaj kokosi dhe lyeni lëkurën duke bërë masazh me lëvizje rrethore disa minuta para shpëlarjes.
Burimi: koha.net
No comments :
Post a Comment