facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 April 2013

'Fluturoni' nëpër Google Earth nga distanca... Kontrolloni vetëm me lëvizje të dorës!

Jeni i ulur në tavolinën tuaj, dhe me këtë mjet mund të fluturoni nëpër vendet në Google Earth!
Ka ca kohë që flitet për lëvizësin nga distanca "Leap Motion Controller". Faktikisht atë e vë mbi tavolinë, dhe pastaj e kontrollon kompjuterin vetëm me lëvizje të dorës në ajër (sikurse maus, apo tastierë e padukshme...)
Funksioni i saj është revolucionar, mund të themi që në ardhmëri ndoshta do të zhduk tërësish "mausin" apo "touchpad-in". Mjaftë fjalë, me demostrim këtu duket më qartë (minuta 2:44):



E reja për të është që pritet të dalë në shitme me 19 Maj 2013. Ajo çka përflitet është se cili program do ta shfrytëzojë më së miri atë dhe për çfarë konkretisht do të jetë praktike. Dje "Leap Motion" publikoi videon dhe morëm përgjigjen e kërkuar këtu:



Duket që "Google Earth" do të bëjë një shfrytëzim spektakular të këtij mjeti që funksionon me gjeste, lëvizje... Ky përditësim (update) i Google tanimë mund të meret nga interneti dhe ky mjet që do të na mundësojë lëvizjen vetëm me gjeste do të jetë nëpër dyqane pas 19 Majit me çmim prej 80 $.


Disponim | Shqip


No comments :

Post a Comment