06 April 2015

10 përdorime çudibërëse të kripës

Nuk janë te rralla rastet kur ne shtëpi përballemi me momente aspak te kënaqshme, apo me mungesa te materialeve qe shërbejnë për te na ndihmuar ne te tille raste. Ne këtë rast mund t’i drejtohemi kripës, por shërbimi qe ne këto momente na ofron ajo është veç te tjerave, edhe shume efektive, por edhe ekonomike.


1. Pastron fundin e hekurit për hekurosje. Për këtë duke e mbajtur hekurin ne pozicionin vertikal dhe te ngrohte, fërkojeni me një letër dylli ne te cilën me pare keni hedhur një sasi kripe.

2. Lufton mykun ne tesha. Për këtë përgatitni një përzierje me baze kripe dhe limoni dhe me te fërkoni vendin e njollosur me myk dhe me pas lëreni teshën te thahet ne diell. Me pas vereni dhe lajeni me lavatrice.

3. Pastrimin e njollave te vezës. Për këtë do te mjaftonte mbulimi me një sasi kripe i tyre dhe te prisni 10-15 minuta. Pas kësaj pastroni sipërfaqen e ndotur dhe çdo gjë është OK.

4. Detergjent për lavatriçen e enëve tuaja. Përzieni kripe, sode buke dhe detergjent enësh dhe do te merrni një solucion pastrues ideal lavatriçen e enëve tuaja.

5. Pastron yndyrat e enëve. Mbuloni me kripe shtresat yndyrore te enëve dhe prisni vetëm dhjete minuta.

6. Zhduk njollat e verës. Këto mund te menaxhohen shume mire me ane te kripës. Mbi njollat hidhni këtë sasi kripe dhe prisni edhe ne këtë rast vetëm 5 minuta. Pas kësaj laheni me ujë te ftohte dhe fërkojeni me kujdes. Njollat tashme do te jene larguar.

7. Pastron sfungjerët e lavapjatit. Për këtë ne një ene hidhni dy filxhanë me ujë dhe një çerek filxhani me kripe dhe lërini ashtu gjate gjithë natës. Ne mëngjes do te keni një sfungjer thuajse te ri dhe te pastër.

8. Prerësja prej druri. Për shkak te përmasave, kjo është e pamundur te futet ne lavastovilje dhe për ta pastrua dhe dezinfektuar do te shërben te larje me ujë te ngrohte, lëng limoni dhe kripe.

9. Pastrimi i sifoneve. Ne këtë rast këshillohet qe te përzieni një çerek filxhani me sode buke dhe një çerek me kripe. Pastroni me pare me duar me doreza aq sa te mundeni nga sifonet (lavaman, dush) dhe me pas hidhni aty përmbajtjen e mësipërme. Me pas hidhni ne sifon edhe gjysme filxhani me uthull te bardhe dhe prisni 15 minuta. Ne fund shpëlaheni me ujë te ngrohte.

10. Rifreskon verën e tavolinës. Nëse do te duhet te shërbeni vere te bardhe, por atë ndoshta e keni lënë jashtë frigoriferit dhe nuk është e ftohte sa duhet, atëherë merrni një ene, mbusheni me ujë te ftohte dhe akull duke shtuar edhe një sasi kripe. Kur kjo e fundit arrin te shkrihet mire, gjeneron një proces ftohjeje shume te shpejte dhe për dy minuta do te keni vere mjaftueshëm te ftohte.


Burimi: Portalb.mk

No comments :

Post a Comment