facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 April 2013

'Google Glass' do të mundësojë fotografim me shkelje të syrit

Një përdorues i Reddit, ka gjetur një linjë kodimi të aplikacionit të Syzeve të Google "Google Glass" që tregon se lëvizjet e syve kryejnë veprime të ndryshme. Njofton PCworldAlbanian.
Sipas asaj çfarë tregohet, “EYE_GESTURES_WINK”, me një të shkelur të syrit, i tregohet pajisjes që të bëjë foto me kamerën e integruar.
Syzet kanë një dedektor në pjesën e brendshme për të kapur çdo lëvizje të syrit dhe për të kuptuar nëse pajisja është vendosur apo jo.

Ngelet akoma për tu parë nëse kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme që në versionet e para të pajisjes, apo do të shtohet më vonë.
Gjithsesi sido që të jetë, ky është një koncept sigurisht shumë i nevojshëm për të ardhmen. Dhe sigurisht, nëse dikush me syze të dukshme ua shkel syrin, e bën për të ju fotografuar :D.


Të rekomanduara për ju:


[VIDEO] Mësoni çfar janë Syzet e Google (teknologjia më e re)

No comments :

Post a Comment