Nga Kalaja e Shkupit është hequr tabela në gjuhën shqipe, ndërkaq, në kala po ndërtohet kulla osmane, objekti i dytë i paraparë në këtë lokalitete. Transmeton Almakos. Më pas sipas paralajmërimeve do të niset me ndërtimin e shtëpisë dardane
Tabela në tre gjuhë e vendosur një vit më parë në hyrje të Kalasë së Shkupit nga aktivistët e Lëvizjes Qytetare “Zgjohu” është hequr nga hyrja e kalasë. Ata e vendosën atë tabelë në tre gjuhë, pasi institucionet e Shkupit nuk merrnin përgjegjësinë për tabelën që ishte vendosur më parë dhe ishte shkruar vetëm në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik.
Nga kjo lëvizje nuk kanë informata se kush mund ta ketë hequr tabelën dhe pse.
Bekim Hoxha nga “Zgjohu” tha se nuk kanë informata rreth kësaj çështjeje. “Nuk e dimë që është hequr dhe kush mund ta ketë hequr”, tha ai, duke falënderuar “Lajm”-in që i informoi për këtë çështje.
No comments :
Post a Comment