Fillimisht, HTC One do të jetë në dispozicion nhë tregun amerikan, përkatësisht operatorët mobil si AT&T dhe Sprint, ndërsa T-Mobile do ta sjell atë gjatë javës së ardhshme.
Megjithatë, para se ta cilësojmë si telefonin më të mirë Android në botë duhet ditur se HTC One do të jetë në treg vetëm një javë para Samsung Galaxy S4, i cili besohet se do ta marrë primatin e modelit të telefonit të prodhuesit tajvanez.
Nga vlerësimet e bëra para një muaji, HTC One është cilësuar si telefoni më i mirë mobil Android në treg, mirëpo duhet pasur parasysh se në këtë mes nuk hyjnë edhe fabletët.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment