Dëshironi të çliroheni nga e “mallkuara” uri, por nuk dini se si? Për këtë ekzistojnë disa mënyra dhe ushqime të cilat do të ndihmonin në shmangien e këtij problemi të madh. Por kryesorja është që të hani me zgjuarsi dhe të mos bini më pre e një rrethi vicioz.
Dietat
Kur jemi të uritur nuk ka asgjë më të keqe kur e lëmë veten të udhëhiqet nga instinkti për të ngrënë gjithçka që na del përpara. Kjo gjë është shumë e dëmshme për ekuilibrin, por edhe për shëndetin. Çfarë duhet bërë në këtë rast? Të hani me zgjuarsi, në mënyrë që të plotësoni nevojën e organizmit, pa ndërlikime për mirëqenien fizike. Ne po ju rendisim disa këshilla për të mbajtur urinë nën kontroll:
Planifikoni një meze të lehtë. Për një vakt të caktuar merrni me vete bajame, arra, kikirikë që janë pa kripë, por edhe karota të cilat madje mund t’i mbani edhe në frigoriferin e zyrës tuaj. E rëndësishme është që të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës. Ose më mirë do të ishte që gotën ta mbani gjithmonë plot me ujë, ku brenda saj të hidhni një fetë limoni apo kastraveci. Nëse jeni jashtë, ajri i freskët do t’ju ndihmojë për t’i rezistuar tentativave drejt të ngrënit.
Ushqimet natyrale. Patatet e ëmbla, frutat e pyllit, kërpudhat, prasët, arrat dhe çokollata e errët…të gjitha këto mund t’ju heqin urinë dhe t’ju japin energji, falë sheqernave bimorë që ato përmbajnë. Këto ushqime përmirësojnë të ngrënit bonus të vitaminave, mineraleve dhe substancave kimike bimore. Ju këshillohet që të hani edhe agrumet që përmbajnë fruktozë natyrore, vitaminë C, flavonoids dhe pektin. Ato e “shterojnë” urinë, djegin yndyrat dhe janë antiinflamatorë të shkëlqyer. Midis karbohidrateve, bëni mirë të përzgjidhni bukën me shumë drithëra. Duhet theksuar se proteinat rrisin vigjilencën, kontrollojnë oreksin dhe ndihmojnë për të rregulluar metabolizmin. Për më tepër rekomandohet të zgjidhni mish pule, fasule dhe peshk salmon (përmban Omega-3). Ndërkohë hiqni dorë nga kafeina, e cila “punon” kundër rezervave natyrore të energjisë dhe marrja e saj për një periudhë të gjatë është e dëmshme. Për të gjetur një nxitje të shëndetshme të energjisë suaj, pini çaj jeshil.
Pastroni dhëmbët. Kjo gjë duhet bërë për të larguar mendjen nga të ngrënët dhe për të hequr shijen e ushqimit nga goja. Shpesh ju ka ndodhur që pasi lani dhëmbët, ju ikën dëshira për të ngrënë, apo jo!
Bëni një shëtitje të bukur dhe mos pini duhan. Të bësh një shëtitje, një dush, të dëgjosh muzikë ose të shikosh një video argëtuese në “YouTube”…të gjitha këto përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Në këtë mënyrë ju do të kaloni më shumë se tri orë pa ngrënë. Ndërkaq, më parë planifikoni se çfarë do të konsumoni, për shembull pak proteina, karbohidrate, fruta, produkte qumështi, perime, të cilat do t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll urinë e vazhdueshme.
Shpëtoni nga luhatjet e humorit me probiotikë
Jogurti dhe produkte të tjera të fermentuara të pasura me probiotikë (fruta, bukë me brumë të ardhur, çaj) ndihmojnë thithjen e lëndëve ushqyese. Pjesë të konsumit tuaj ushqimor bëni edhe ushqimet e pasura me kalium si bananet, shalqirin, kumbullat e ëmbla, ose provoni një gotë me lëng domate. Ushqimet me fruktozë dhe fibra eliminojnë dëshirën e papritur për të ngrënë sa më shumë, për shembull dëshirën për të ngrënë çokollata. Drithëra me të paktën 5 gramë fibra funksionojnë mjaft mirë, por bëni kujdes të mos e ekzagjeroni.
Burimi: PortAlb
No comments :
Post a Comment