facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 April 2013

Kosovë: Protesta kundër KEK-ut!

Sipas KosovaSot, Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka paralajmëruar për sot protestën e radhës, me moton “Ndal hajninë, zhvilloje shtetin”.
Marshi pritet të nisë në orën 12, para ndërtesës së Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë, për të vazhduar deri te selia e qeverisë.
Zemërimi i qytetarëve ka nisur qysh me faturat e energjisë elektrike për muajin janar, të cilat, sipas tyre, kanë qenë të fryra. Të njëjtat, sipas qytetarëve, kanë vazhduar edhe në muajt pasues.

KEK-u hedh poshtë akuzat, duke thënë se faturat përputhen me leximin e njehsorëve. Deri më tash, qytetarët kanë protestuar disa herë.

No comments :

Post a Comment