facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 April 2013

Kriza e mesit të javës...

Kjo fillon me Sindromën e Mëngjesit të së Hënës që e njohim ndërkohë të gjithë. Nuk ke dëshirë të shkosh në punë, ose në shkollë, apo të nisësh javën me gjithë ato angazhimet e saj pas një fundjave hutuese. Po kriza e të mërkurës është akoma dhe më e tmerrshme. Me fjalë të varfra ... nuk ke MË dëshirë për të shkuar në punë, ose në shkollë, apo për të vazhduar me angazhimet e javës. Vetëm pas dy ditësh...
Kësaj shtoji periudhën e vitit. Shi, ftohtë, gri...kriza ekonomike që deprimon dhe faturat që duhen paguar gjithsesi, vendi i pathemeltë i punës, pasiguria për të ardhmen ... do ishte çudi që të gjitha këtë të vinin në mendje vetëm kur vjen,e mërkura! Shumë shpejt do e quajmë "kriza e së martës" nëse gjërat vazhdojnë kështu.

Këshillat tona për këtë:

1. Planifikoje fundjavën që në fillim të javës dhe përpiqu që të jenë plane që duan farë organizimi dhe që ta mbajnë mendjen të angazhuar. Ideja që të pret diçka në fundjavë dhe fakti që të duhet të merresh me shumë gjëra para se ta organizosh si duhet, do të bënë ta harrosh rutinën e angazhimeve javore, qofshin të punës, shkollës, apo ndonjë gjëje tjetër

2. Përpiqu që në pasditen ose mbrëmjen e së mërkurës të kesh diçka të këndshme për të bërë. Një orar te floktarja, një koktej me një shoqe ose shok, një xhiro për ‘shopping’ (qoftë edhe vetëm për të parë vitrinat).

3. Bëj të njëjtën gjë të premten në mbrëmje. Në këtë mënyrë, nëse e sheh javën si një lumë të gjatë për t'u përshkuar, do kesh dy "ishuj" me distancë të vogël ku mund të pushosh gjatë lundrimit.

4. Fundjava duhet të jetë kënaqësi, çlodhje, argëtim. Shmang angazhimet e detyruara sociale ose familjare në fundjavë dhe mendo mbi të gjitha për vete. Orët e fundit të fundjavës edhe mund të jenë të mërzitshme (një koncept që nuk çmohet si duhet, sidomos në ato kultura që e quajnë punën një aktivitet fisnik dhe fisnikërues. Mendojeni.)

5. Nëse ke një fustan ose këpucë të reja, bëj që të jetë e mërkura dita e "debutimit në shoqëri" e blerjeve të reja (që ndoshta i ke bërë të mërkurën e shkuar). S'e ke idenë se sa ndihmon t'u ngritur nga shtrati të mërkurën në mëngjes kur do donim vetëm të na thithte dysheku

No comments :

Post a Comment