facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 April 2013

iPhone, shtrenjtë për Evropjanët

Stephane Richard, drejtori i France Telecom i ka thënë revistës Bloomberg se konsumatorët evropian janë duke u përqëndruar më shumë tek çmimet, dhe se telefonat e tyre tani po i mbajnë më gjatë se sa më parë.
Ai thotë se rrëmuja e cila më herët krijohej për produktet e Apple tani është duke u venitur, ndërsa deklaron se kohëve të fundit po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të shitet një telefon me çmim prej 600 eurosh.

Bazuar në deklaratat e shefit të telekomit francez, mund të sugjerohet se Apple duhet të krijojë një model të lirë të iPhone, ose pjesëmarrja e kompanisë në treg mund të ulet. Kjo, sepse në tregun evropian gjithnjë e më pak ka adoptues të hershëm të teknologjive dhe modeleve të reja të telefonave mobil.

No comments :

Post a Comment