Çfarë është më së miri të pini para së të dilni? Shumica do të fillojnë duke u ngrohur me diçka të shkurtër, por në fakt zgjidhja më e mirë është – jogurti. Në fakt, është mirë të hani ndonjë shujtë qumështore, e cila përmban yndyrat të cilat treten më gjatë.
Dilema e përjetshme dush apo vaskë zgjidhet lehtë - dushi është zgjidhje më e mirë sepse më pak e than lëkurën, ndërsa në fund kur të lëshoni pak ujë të ftohët do ta aktivizoni qarkullimin në trup, dhe më pas do ta keni më nxehtë pas një kohe.
Kur femrat përgatiten për të dalë, dilema që ia vënë vetes është – taka të larta apo këpucë të rrafshëta. Këpucët e rrafshëta duken zgjedhje më logjike për shkak të shëndetit, por jo nëse vishni baletane apo ndonjë model të ngjashëm që nuk i ofron mbështetje boshtit kurrizor. Takat e larta do të përshpejtojnë ënjtjen e këmbëve me shkurtimin e muskujve të pulpit të këmbës, dhe tani kur e dini se çfarë efekti kanë këpucët e ndryshme, ju zgjidhni këpucët që kanë takën prej tre deri në pesë centimetra, sepse pikërisht ata janë më të mirat për trup.
Si të zgjidhni deodorantin e duhur? Pasi që keni zgjedhur erën, ju mbesin tri mundësi: stick, roll on ose sprej. Sprej më së shumti përfundon në ajër, do të thotë, hedhje të parave. Roll on është më efikas, por pasi që është me teksturë të lëngët, nuk ju hiqen njollat në veshje. Stick ka çdo gjë të nevojshme, problemet e lartpërmendura po ashtu nuk kanë të bëjnë me të, prandaj është zgjedhja më e mirë.
Dyshojmë që jeni pyetur ndonjëherë se cilët ullinj janë më kalorikë, me siguri zgjidhni sipas shijes, por ta dini – dhjetë ullinj të gjelbër kanë 30 kalori, të zinjtë më shumë se dyfish më shumë, madje 70. Sigurisht, nëse ruhen në vaj ulliri, sasia rritet, prandaj zgjidhje më e mirë është tretja e njelmët.
No comments :
Post a Comment