Standard njofton: Dje Kryeministri Berisha ka arritur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, shifrën prej më shumë se gjysmë milioni të miqve të tij (500.937 deri në orën 23:00), arritje të cilën shefi i qeverisë e ka vënë edhe vetë në dukje, me anë të një statusi ku ka falënderuar të gjithë fansat e tij dhe i ftuar ata që të shpërndarë faqen, në këtë mënyrë edhe informacioni mund të shpërndahet në një masë edhe më të madhe.
Kryetari i ekzekutivit e ka hapur faqen e tij të Facebook-ut në 5 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vetëm tri ditë më vonë, në 8 dhjetor në ditën e rinisë ai e bëri atë publike në ceremoninë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Për një periudhë prej katër muajsh, Facebook-u i Kryeministrit ka kapur këtë shifër të konsiderueshme, duke e shndërruar në një rekord të ri për të gjithë politikanët në vend.
Nga ana tjetër, lideri i Partisë Socialiste, konkurrenti kryesor i Berishës në zgjedhje, nuk ka arritur ende shifrën 300 mijë miq në faqen e tij, ndërsa ai paralelisht përdor edhe Twitter-in një rrjet social ky jo shumë i përhapur në Shqipëri. Kryesocialisti Rama e ka hapur këtë faqen që për zgjedhjet lokale të 2011-ës, kur konkurronte me Lulzim Bashën, garë të cilën e humbi dhe sot zoti Basha drejton Bashkinë e Tiranës. Kurse ish-aleatët e Kryeministrit Berisha, deri para një javë bashkëqeverisës me të, e kanë hapur në 5 mars 2012 faqen e tyre zyrtare në këtë rrjet mjaft popullor në Shqipëri, por kanë mundur që të thithin rreth 76 mijë fansa. Vetë kryetari i LSI-së nuk ka një faqe të tijën zyrtare, por faqja që ekziston është ajo e partisë së tij.
No comments :
Post a Comment