.jpg)
Ata vlerësuan se një në pesë mesazhe spam gjatë orëve pas shpërthimit dhe në ditët pas tij, i referoheshin pikërisht kësaj ngjarjeje.
Përdorimi i lajmeve të fundit nuk është praktikë e re për scammer-ët. Muajin e kaluar, ata përdorën dorëheqjen e Papës si karrem për të mashtruar njerëzit.
Gjatë kësaj jave, ata kishin krijuar e-maile edhe më të besueshme si për shembull: “Shihni shpërthimin në Boston në video” apo “Ja çfarë ndodhi pas shpërthimit në Maratonën e Bostonit.”
Duke klikuar këto e-maile, përdoruesit binin viktimë e sulmeve, me çka i infektojnë kompjuterët e tyre me viruse. Pasojat nga kjo mund të jenë ngadalësimi i kompjuterit, fshirja e të dhënave dhe deri edhe te bllokimi.
Sipas Bitdefender, e-mailet përmbanin linqe që i drejtonin përdoruesit në faqe dashakeqëse, URL-të e së cilave përfundonin me "news.html" dhe "boston.html."
Pasi klikoheshin, linqet i çonin përdoruesit tek një faqe të ngjashme me YouTube, e cila shfaqte video nga shpërthimi i bombave.
Vetëm pas disa sekondash, aktivizohej një skedar i ekzekutueshëm dhe "malware" instalohej në kompjuterin e viktimave.
Bitdefender e identifikoi "malware-n" si Trojan.GenericKDZ.14575, i njëjti që infektoi vizitorët që aksesuan së fundmi uebfaqen e NBC.
Pas intalimit, ai vjedh llogaritë dhe fjalëkalimet që përdoruesit përdorin, direkt nga shfletuesi.
Ai monitoron gjithashtu edhe trafikun e kompjuterit të infektuar dhe mund të përdoret për të vjedhur portofolët Bitcoin, për të dërguar e-maile apo për të shkarkuar "malware" të tjerë. (PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment