Mjalti nuk përdoret thjesht për ëmbëlsimin e çajit apo për shërimin e ftohjes. Ja disa nga përfitimet që mund t’i ketë lëkura nga ai e posaçërisht fytura e cila e ka ushqim të pazavëndësueshëm.
Mbrojtja
Roli mbrojtës i mjaltit është shumë i madh, por së pari mund të fillojmë me mbrojtjen që i ofron lëkurës. Mjalti është një antioksidant natyral dhe përmban elemente mbrojtëse kundër baktereve dhe lufton infeksionet e lëkurës.
Hidratimi
Roli hidratues i mjaltit është mjaft i njohur, dhe kjo për arsye të dëshmuara. Nëse përdoret rregullisht, ai mund ta zbusë edhe lëkurën më të thatë. Mund të përdoret edhe në flokë për të njëjtën arsye.
Anti-plakja
Një nga rolet më të rëndësishme të tij ka të bëjë me mbrojtjen e elasticitetit të lëkurës, që do të thotë se e parandalon plakjen dhe e bën lëkurën të duket shumë rinore.
Efekti shërues
Një tjetër përfitim i mjaltit ka të bëjë me parandalimin e infeksioneve dhe shërimin e tyre për shkak të elementeve përbërëse shëruese që ka. Ai e bën një lloj ‘pastrimi’ natyral të lëkurës.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment