facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 April 2013

Rritet ende numri i rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike

Sipas "Zhurnal" EVN Maqedoni ka informuar se nga gjithsej 800 kontrolle në vendet matëse të regjionit të Ohrit, Gostivarit, Tetovës dhe Strugës, janë zbuluar 70 shfrytëzues të rinj të cilët kanë shfrytëzuar ilegalisht energjinë elektrike. 



Pjesa më e madhe e tyre (80%), thuhet se kanë manipuluar me njehsorët,  ndërsa të tjerët janë lidhur në mënyrë ilegale me rrjetin e energjisë elektrike.

Sipas përllogaritjeve të EVN-së, dëmi i shkaktuar arrin shumën prej 300 mijë eurosh, ndërsa janë shpenzuar në mënyrë të paligjshme 2.5 milionë kilovat orë të energjisë elektrike. 

Kundër shfrytëzuesve ilegalë është ngritur kallëzim penal, që parasheh 5 vite burgim. 

Zyrtarë të EVN-së thonë për “Zhurnal” se ekipet e tyre dhe të MPB-së, do të vazhdojnë kontrollet edhe në muajt e ardhshëm. 

Ndryshe, EVN njoftoi pak ditë më herët se janë zbuluar brenda 60 ditëve të para të këtij viti, gjithsej 370 raste të vjedhjes së rrymës elektrike. 

No comments :

Post a Comment