18 Ullinj
Ullinjtë janë idealët për plotësimin e dëshirës për kripë, ndërsa të kombinuara me kokteje janë një kënaqësi e këndëshme. Të pasura me hekur, vitamina dhe yndyrna të ngopura të cilat janë të shëndetshme për zemrën. Përveç që janë të shijshme ato janë edhe të shëndetshme, poashtu ndikojnë në përpunimin e ushqimit, prandaj mund të jenë bashkëpuntorë të mrekullueshëm në rrugën drejt humbjes së barkut.
Të pasura natyralisht me fije dijetale, kanë vlerë të ulët të kalorive dhe yndyrnave dhe pothuajse aspak sheqer. Nëse me të vërtetë dëshironi ushqim të shëndetshëm atëherë aspak nuk duhet tu shtoni atyre yndyrë ose sheqer. Meqë ra fjala, një studim ka treguar se kokoshkat me yndyrë kanë më shumë kalori se vezët e fërguara dhe patatet e skuqura! Kështuqë në vend të tyre mund tu vendosni pak cimet ose kripë.
Gjysëm Mollë
Ato të cilët e pëlqejnë kombinimin njelmët-ëmbël, ideja e copësave të mollës me pak yndyrë nga kikiriki me suguri do të ishte e përkryer. Ky ushqim i shëndetshëm përmban shumë fije dhe jep sasi të shëndetshme të proteineve dhe e rit nivelin e energjisë.
Pesë copëza të çokolladës së zezë
Kur ju mund dëshira për ëmbëlsirë, vështirë se ajo mund të zavendësohet me tjetër përveç çokolladës por atëherë duhet të keni kujdes në zgjedhjen e çokolladës. Pesë pjesë katrore të çokolladës së zezë nuk do të kenë më shumë se 100 kalori dhe për më shumë mbrojnë nga tensioni i lartë (siç tregon një studim), sulmet e zemrës dhe trurit, përmirëson aftësitë mentale, ndihmon në lodhje kronike, dhe intensifikon libidon.
14 Bajame
Të lavdëruara si ushqim shum i mirë, përmbajnë sasi të madhe të yndyrnave të ngopura të cilat janë të shëndetshme dhe nëse hahen në sasi të kufizuara ndihmojnë në humbjen e peshës. Si përbërës bajamet kanë edhe magnez, proteina, kalium, bakër dhe vitamin E (i cili i mundëson lëkurës tuaj të qëndroj e butë).
No comments :
Post a Comment