A jeni të kënaqur me ngjyrën e syve tuaj natyral? Së shpejti do të mund ta ndërroni dhe atë përgjithmonë. Keni menduar për një gjë të tillë!
Mund të ndëgjojmë nga shumë njerëz të cilët shprehen se nuk janë të kënaqur me ngjyrën natyrale të syve. Ata deri tani nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveçse të vendosin kontakt lenta të cilat përderisa i mbajnë kanë ndryshim të ngjyrës së syve. Lumineye është teknologji laserike e cila nuk është miratuar akoma, por pritet që kjo të ndodhë se shpejti. Sipas shpikësit të tij, ai nuk mund ta dëmtojë as shikimin as edhe në asnjë mënyrë tjetër nuk mund ta dëmtojë indin sepse kjo është një metodë jo-invazive.
Lumineye do t’i largojë pigmentet dhe do t’i ndryshojë ne mënyrë që do t’i bëjë më të ndritshëm, me anë të së cilit në fund do të merret ngjyrë krejtësisht tjetër e syve, e cila do të jetë e përhershme. Sipas Greg interesi për këtë metodë është i madh, edhe pse ajo nuk i ka kaluar të gjitha testimet që të miratohet, por Gregu tjuajse nuk brengoset fare se edhe kjo do të ndodhë.
Kush do të mund ta shfrytëzojë shërbimin?
Shërbimin do të mund ta shfrytëzojnë vetëm ata të cilët kanë ngjyrë të errët të syve d.m.th. se këtë nuk do të mund ta shfrytëzojnë ata me sy të gjelbërt dhe blu, sepse teknologjia e lazerit është që ta ndriçojë pigmentin, që do të thotë se vetëm ata të cilët kanë sy ngjyrë kafe do të mund të kenë sy blu apo të gjelbërt. Se a do të mund që të zgjidhet ngjyrë mbetet akoma pyetje.
Si kryhet procedura?
Sipas Gregg procedura kryhet nën anestezion lokal për rreth 20 sekonda në ordinancën e mjekut. Pas ndërhyrjes do të jenë të nevojshme 2 deri 4 javë që ngjyra e syve të marrë nuancën e stabilizuar.
No comments :
Post a Comment