Studimi të cilin e ka kryer Universiteti i Bostonit rekomandon që gjatë ditës të ushtroni 10 minuta dhe do të vëreni ndryshime në trupin tuaj.
“Pak ushtrime është më mirë se kurrfarë aktiviteti”, rekomandojnë hulumtuesit.
Në eksperiment kanë marrë pjesë 2.109 meshkuj dhe femra që kanë afërsisht 47 vjet. Më shumë se gjysma e tyre kanë qenë të trashë. U është vënë akcelerometri i cili ka përcjellë aktivitetin e tyre ditor dhe u janë përgjigjur pyetjeve për atë se çfarë bëjnë gjatë ditës.
Rezultatet kanë treguar që ata që kanë bërë disa ushtrime kanë humbur kilogramë dhe që u është ulur kolesterina.
Ushtrimet kanë ndikim të madh në reduktimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare.
Është dëshmuar që pastrimi i garazhit dhe punët e shtëpisë, luajtja golf dhe joggingu i ndihmojnë shumë trupit tonë.
Po ashtu, hulumtuesit kanë theksuar se si njerëzit e rritur duhet të ushtrojnë më së paku dy orë e 30 minuta në javë. Kjo mund të jetë ecja e shpejtë ose 75 minuta jo intensive.
Ndërsa, ata që për shkak të punës nuk kanë kohë për këtë, mund t'u përkushtohen punëve të shtëpisë.
No comments :
Post a Comment