Një 25-vjeçar në Tiranë nuk e ka përballuar dot faktin se një mikesha e tij në rrjetin social “Facebook” e ka fshirë nga lista e shokëve.Për shkak se dëshironte të komunikonte vazhdimisht me vajzën, 25-vjeçari Arbër Prenga i ka dubluar profilin të dëmtuarës. Ai i ka krijuar një profil të ri në “Facebook” me emrin dhe me fotot e marra nga profili i vajzës në fjalë.
Në vazhdim, përmes profilit të “klonuar”, 25-vjeçari i ka dërguar mesazhe shqetësuese dhe foto pornografike vetë vajzës, por edhe personave të njohur të saj. Mesazhe fyese dhe denigruese ai u ka postuar edhe miqve të saj në “Facebook” po nga ky profil fals. Historia në fjalë është regjistruar në gusht të vitit 2011 në Tiranë, kohë kur Arbër Prenga u denoncua nga e dëmtuara Valbona R. Pas kallëzimit ai përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “falsifikimit kompjuterik”. Pak ditë më parë, Prenga u deklarua i fajshëm për akuzën dhe u dënua me 6 muaj burg. Ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi në përfundim gjykata vendosi lënien e tij në liri me kusht për 2 vjet, kohë gjatë së cilës duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
Ju mund të lexoni edhe:
Prishtinë: Arestohet sepse bënte shantazh përmes "Facebook"
No comments :
Post a Comment