facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 April 2013

Zbulohet harta Ilire - e vjetër 2200 vjet

Në Kroaci, zbulohet hartë e vjetër më se 2 mijë e 200 vjet, paraqet hartën më të vjetër të shenjave në botë. U takon Ilirëve dhe arkeologët gjurmojnë.


“Sipas arkeologëve, kjo hartë është dëshmia më e qartë se në Ilirinë e lashtë kanë ekzistuar harta zodiake dhe shkenca e shenjave zodiake ka qenë prezente në Evropë”, transmetojnë mediat shqiptare. 

Sipas tyre, që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, filluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e importuar, pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera. Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia.

Zoologjia dhe shkenca që ka të bëjë me shenjat e horoskopit është zbuluar për herë të parë në Babiloni, në vitet 2 mijë e 400 para lindjes së Krishtit, por më u vonë u përhap në të gjithë pjesën e Egjeut. Në vazhdim nga viti 2100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt.
Arkeologët kanë zbuluar 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë elefanti.

No comments :

Post a Comment