Një bebe e lindur në stacionin e hekurudhës nëntokësore në Mexico City ndër dhuratat e para ka marrë një biletë të përjetshme të udhëtimit me metronë e kryeqytetit meksikan.
E ëma e vogëlushit ishte nisur dje me trenin nëntokësor drejt spitalit kur papritmas kishte ndier dhembjet e lindjes, raporton agjencia amerikane e lajmeve AP.
Gruaja 22 vjeçe lindi në hyrje të një platforme. Në këtë proces, përveç mjekut i ndihmuan edhe të punësuarit në metro dhe policia.
Prefekti i Mexico City, Migel Anhel Mansera sapo dëgjoi për rastin tha se fëmija do të ketë të drejtë të udhëtojë me metro gjithë jetën pa pagesë.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment