facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 May 2013

Arktiku po shkrin me ritme rekorde


Organizata Meteorologjike Botërore e OKB-së shprehu shqetësimin e saj të thellë në lidhje me shkrirjen rekord të akujve arktikë në gusht dhe shtator të vitit 2012, që theu rekordin e vitit 2007.

Në fillim të vjeshtës së vitit 2012, i cili hyri në dhjetëshen e viteve më të ngrohtë që nga viti 1850, sipërfaqja e zonës së mbuluar nga akulli në Arktik ishte 3.4 milionë km2, çka do të thotë se ajo është zvogëluar me 18% në krahasim me vitin 2007. Sipas fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës, Jarraud Michel, ky është një "sinjal alarmues i ndryshimit të klimës". 

Burimi: Koha

No comments :

Post a Comment