facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 May 2013

Infarkti: shenjat që duhet të shqetësojnë femrat


Askush nuk mundë të jetë tërësisht i mbrojtur nga dukuria e Infarktit, prandaj nevojiten këshillat bazë.
Simptoma me e njohura e infarktit është dhimbja e madhe ne pjesën e gjoksit e cila zgjat më shumë se 10 minuta. Transmeton Telegrafi.
Keni përshtypjen se kraharori apo gjoksi bllokohet dhe ju shtrëngon. Kjo dhimbje mund të zgjate gjatë ditës por edhe gjatë natës.
Ajo mund tëkalojë gjithashtu edhe tek krahët (sidomos tek krahu i majtë), tek qafa apo edhe deri tek stomaku.

Tek femrat simptomat e një infarkti mund të jenë pak të ndryshme nga ato tek meshkujt. Ja disa prej tyre:

Dhimbje tek qafa, shpatullat, fillimi i kurrizit dhe shqetësime tek barku
Gulçime
Marrje mendsh dhe te vjella
Djersitje më shumë se zakonisht
Trullosje
Lodhje e pakuptueshme
Këto simptoma shfaqen me tepër tek gratë sesa tek burrat, mbase ngaqë janë enët e vogla ato që bllokohen më shumë tek femrat. Nëse keni simptoma të tilla ne mënyrë anormale kontaktoni menjëherë mjekun. Mos lëvizni shumë por qetësohuni.

No comments :

Post a Comment