Carla Bruni, e cila njihet si modele, këngëtare dhe ish Zonja e Parë franceze, ka zbuluar se ka vuajtur shumë pas lindjes së vajzës së saj për shkak të komenteve që e cilësonin si obeze.
Duke folur për revistën Vanity Fair, 45-vjeçarja tha se është shumë e vështirë të sjellësh në jetë një fëmijë në moshë të tillë. “Komentet e njerëzve të vrasin shumë. Nuk njohin kufij. Nisa terapinë për të përballuar situatën në të cilën ndodhesha”.
“Më pëlqyen shumë sesionet e terapisë pasi në moshën time, nëse nuk e merr jetën me filozofi, merr fund”, shtoi bashkëshortja e Nicolas Sarkozy.
Ajo ka përgënjeshtruar zërat që qarkullonin vitin e kaluar në shtyp për ndarje të mundshme të saj nga ish-presidenti francez pas dështimit të këtij të fundit në fushatën presidenciale. “Gazetarët mund të jenë vërtet të këqij. Nuk kanë limit”, ka thënë Bruni.
Sipas saj, vendimi për një kandidaturë të re të Sarkozyt në Elysée në vitin 2017 varet vetëm nga ai.
No comments :
Post a Comment