Për herë të dytë në Kosovë po organizohet Kampi për Inovacion Social (Social Innovation Camp) nga Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë dhe në partneritet me ekspertët nga Kampi për Inovacion Social të Britanisë së Madhe. Kampi për Inovacion Social në Kosovë është model dinamik që sjellë së bashku idetë, njerëzit dhe veglat digjitale për të zgjedhur problemet sociale përmes teknologjisë së web-it – e gjithë kjo mbrenda 48 orëve.
Në këtë kamp, i cili ka filluar të premtën pasdite, po marrin pjesë gjashtë ekipe të ndryshme, rreth 35 të rinjë dhe një numër i ekspertësh lokal dhe ndërkombëtarë nga lëmi të ndryshme (zhvillues souftuerësh, dizajnerë, ekpertë të marketingut, etj), ndër ta edhe bashkthemeluesi dhe drejtori i Kampit për Inovacion Social të Britanisë së Madhe – Dan McQuillan.
“Qëllimi kryesorë i Kampit është që t`ju sjellë një mundësi dhe hapësirë të rinjëve kosovarë për ti shpalosur idetë, kreativitetin dhe aftësitë e tyre dhe pastaj t`i aplikojnë ato në projektë që do të sillnin ndryshme pozitive në shoqëri. Gjashtë ekipet që janë përzgjedhur, do të punojnë gjatë 48 orëve, duke u mentoruar nga ekspertë të fushave të ndryshme.” thekson Ron Salaj, njëri nga koordinatorët e Kampit.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në ngjarjen e nesërme “Show-and-Tell”, ku gjashtë ekipet e përzgjedhura do ti prezantojnë projektet dhe prototipet e tyre, mund të marrin pjesë prej orës 16:00 dhe hyrja është e hapur për të gjithë.
No comments :
Post a Comment