facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 May 2013

Për flokë sa më të shëndetshëm, konsumoni këto ushqime


Për flokë të bukur dhe të shëndetshëm në çdo sezon këshillohet që të mbani një dietë të shëndetshme e cila nuk do ndikojë negativisht në pamjen tuaj, apo të flokëve. Pra, numerojme disa nga ushqimet:

Perimet jeshile. Spanaqi dhe brokoli janë një burim i mirë i vitaminës A dhe C. Këto vitamina e ndihmojnë rrënjen e flokët të krijojë yndyren për të cilen ajo ka nevojë.

Farat e groshës janë të pasur plot me proteina të cilat nxisin rritjen e flokëve. Dietologët këshillojnë që ju të konsumoni të pakten 4 filxhana me groshë nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm.

Arrat janë një frut i pasur me zink i cili i jep shëndet dhe shkëlqim flokëve. Frutat me ngjyrë të errët si manaferrat, manat e tokës, dhe frutat me lëngje si portokalli, kivi, të pasur me vitamina C dhe anti-oksidantë ju ndihmojnë të rrisni qarkullimin në skalp dhe nxitë rritjen e flokëve.

Mollat, pjeshkët, bananet, shalqiri, janë fruta të ëmbël por që nxisin rritjen e flokëve. Avokadoja është ndër frutat më të fuqishem që nxisin rritjen e flokëve, i mban ato të fortë, eleminon këputjen e tyre si dhe ju dhuron shkëlqim dhe butësi.

Hudhrat janë të pasur me sulfur, si hudhra ashtu edhe qepët ju ndihmojnë të keni flokë të shëndetshëm.

No comments :

Post a Comment