facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 May 2013

Shqipëri: Vritet biznesmeni para banesës


vrasje_ne_tirane
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrugës “Ali Visha” tek Komuna e Parisit. Viktima është Hikmet Kotorri 45 vjeç nga Përmeti, i cili  njihet si biznesmen ndërtimi i kompanisë "Hapësira X", transmeton Koha.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur mbi vrasjen, transmeton “Shekulli”. Uniformat blu  dyshojnë se vrasja mund të jetë bërë me pagesë dhe se autori ka përdorur armë me silenciator.

Biznesmeni ka qenë duke hyrë në banesën e tij kur është qëlluar.  Një muaj më parë, një mikut të tij i është bërë atentat me eksploziv të telekomanduar brenda në makinën që shpërtheu pranë Kopshtit Zoologjik.

No comments :

Post a Comment