Angelina Jolie raportohet se ia ka ndaluar Brad Pitt t’i ftojë në dasmën e tyre tre shokët e tij, Quentin Tarantinon, dhe aktorët Jonah Hill dhe Philip Seymour Hoffman.
“Angie dëshiron dasma e tyre të jetë e përkryer dhe kjo vlen edhe për listën e të ftuarve më shumë se gjithçka tjetër”.
“Ajo e respekton të drejtën e Brad për të qenë mik me këdo që dëshiron, por nuk ka shanse që ajo t’i lejojë këta djem ta ndjekin dasmën e tyre”.
“Shpjegimi zyrtar që ajo jep është se kjo është një ‘festë intime vetëm për miqtë dhe familjarët e ngushtë’. Por e vërteta e hidhur është se ajo mendon se këta tre kanë ndikim të keq në Brad”.
“Angie nuk dëshiron t’i shohë këta djelmosha rrotull. Dhe kjo është shumë e vështirë për Brad ta pranojë, pasi këta janë njerëz për të cilët ai shqetësohet dhe dëshiron të jenë pjesë e ditës së tij të veçantë”, ka thënë burimi.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment