Restorantet në Gjenevë që tolerojnë pirjen e duhanit duhet të shikojnë thellë në xhepat e tyre.
Restorantet, të cilët nuk ndërhyjnë kur mysafirët e tyre tymosin duhan, në të ardhmen do të paguajnë gjoba shumë të larta, madje 60 mijë franga zvicerane propozohet të jetë një gjobë për shkelsit e ligjit antiduhan.
Qeveria kantonale e Gjenevës dëshiron të ndjekë restorantet që tolerojnë pirjen e duhanit me gjithë masat e ndalimit.
"Ne kemi zbuluar disa institucione që qëllimisht injorojnë ligjin në mënyrë të përsëritur", thotë drejtori për Shëndetësi i Gjenevës, Pierre-François, transmeton albinfo.
Aktualisht baret dhe pronarët e klubeve dënohen me gjoba ndërmjet 100 deri në 1,000 franga, dënime që duket të jenë më pak të “frikshme”. Amendamenti i ligjit tashmë është para parlamentit kantonal.
Pascal Diethelm, president i organizatës kundër duhanit “OxyRomandie”, është i kënaqur me masën e propozuar. Ai thotë për "Tribune de Genève" se kjo është e domosdoshme, ngase shumë bare dhe klube nate shkelin ligjin".
No comments :
Post a Comment