Abëri, fituesi i 'Big Brother Albania 5' ka kritikuar ashpër fituesin e edicionit të 6-shtë Anaidin, duke e cilësuar si njeri pa karakter dhe që nuk duhej të ishte fitues.
Shkaqet pse fituesit e Big Brother Albania kanë përparësi në biznese janë të shumta. Edicioni i fundit, edhe pse kishte shumë polemika për fituesin nuk është i anashkaluar nga përfitimet.
Perveç çekut dhe makinës që fitoi në “Big Brother 6”, duket se Anaidi ka fituar fansa në publik, të cilët i kanë bërë disa oferta menjëherë pas mbarimit të lojës.
Oferta e parë dhe më e bukura për të i erdhi nga një agjenci udhëtimi në Tiranë, e cila i ofroi pushime disaditore në Palma De Majorka, ku do të niset me shoqerinë e tij më date 17 gusht.
Universiteti UET i ka ofruar bursë dyvjeçare për të ndjekur studimet Master për Marrëdhënie për Publikun, pas studimeve të tij për Gazetari.
Per sa i përkët punësimit të tij, i është ofruar një post drejtues në administratën shtetërore, ku pritet të fillojë punë së shpejti.
Ndërkaq, ka marre ftesa të ndryshme si të “Miss Shqiperia”, për të dhënë kupën e një prej miss-eve, si dhe për të qenë i pranishëm së bashku me Samanta Karavellën, fituesen e “Top Fest 10” në një koncert në Shkodër.
Me sa duket, Anaidi nuk është nga ata fitues që do i pelqejë të qëndrojë në hije pas kësaj fitoreje. Ai e ka shprehur vetë që jeta e tij ka qenë një aventurë deri tani, ku asnjë dite nuk i ngjante tjetrës. Dhe në “Big Brother” hyri pasi i është dukur një mundësi e artë për të fituar shpejt famë e sukses.
No comments :
Post a Comment