Fëmijët të cilët konsumojnë më shumë kos dhe produkte të tjera qumështit janë më të mbrojtur nga kariesi.
Përfundimi vjen nga një studim japonez i realizuar kohë më parë, të cilët kishin studiuar lidhjen ndërmjet konsumimit të produkteve të qumështit dhe shpeshtësisë së paraqitjes së kariesit te fëmijët.
Studimi kishte përfshirë mbi dy mijë fëmijë të moshës tre vjeçe e më shumë.
Sipas rezultateve, fëmijët të cilët kishin konsumuar kos më shumë se katër herë në javë kishin pasur më pak dhëmbë të prishur se fëmijët të cilët kishin konsumuar vetëm një herë në javë.
Si kosi ashtu edhe produktet tjera të qumështit janë të pasura me kalcium, i cili është elementi bazë i ndërtimit të dhëmbëve dhe kockave tjera në organizëm dhe u jep atyre fortësi.
Burimi: mjekuNet
No comments :
Post a Comment