Facebook është duke paralajmëruar 6 milionë përdorues të vet që e-mailat ose numrat e tyre të telefonit ishin shpërndarë pa qëllimi me anëtarët e tjerë.
Rrjeti shoqëror tha gjatë të premtes që ka zbuluar dhe arnuar një vrimë në veglën “Shkarkoni Informacionin Tuaj” që jo qëllimisht zbulonte hollësitë kontaktuese të disa anëtarëve.
Vrima ishte raportuar më herët gjatë këtij muaji nëpërmjet programit White Hat të ndërmarrjes, që i shpërblen hulumtuesit e sigurisë për raportimin e gabimeve.
Vrima ishte arnuar brenda 24 orëve, ka treguar për CNET një zëdhënës i ndërmarrjes. “Është diçka që na trazon dhe na turpëron,” tha në një shënim të publikuar në blogun e vet të sigurisë Facebook. “Ne do të punojmë dyfish më tepër të siguruar që asgjë e tillë të mos ndodh përsëri.”
Vetë gabimi është pak i vështirë për t’u shpjeguar, por në thelb, nëse keni zgjedhur të shkarkoni një kopje të të dhënave tuaja , arkivi juaj i rrjetit Facebook mund të ketë përfshirë numra të telefonit ose adresa e-maili të një personi me të cilin jeni të lidhur por nuk i keni treguar hollësitë kontaktuese me të.
Facebook tha që nuk ka njohuri nëse vrima ishte përdorur me qëllim të keq dhe nuk ka marrë ndonjë shqetësim nga përdoruesit.
Por sërish, ndërmarrja ka njoftuar rregullatorët në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë në lidhje me çështjen. Përdoruesit e prekur do të marrin një e-mail që iu tregon në lidhje me atë që informacioni i tyre kontaktuese ishte shpërndarë dhe numri i njerëzve tek të cilët është paraqitur, tha zëdhënësi.
Burimi: PCWorld Albanian
Nëse ju vjen mesazh në e-mail, që llogaria juaj është mbyllur - Është virus!
Të rekomanduara për ju:
Qeveria amerikane kërkon nga Facebook të dhënat e përdoruesve
Prishtinë: Arestohet sepse bënte shantazh përmes "Facebook"
Tiranë: Dënohet 25 vjeçari sepse krijoi Facebook profil me emrin e një vajze dhe me fotot e saj
Berisha fiton garën e parë përballë PS-LSI
No comments :
Post a Comment