facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 July 2013

Flash iblazr vendoset tek pajisjet mobile për të kapur imazhe në errësirë

Telefonët modern mobil janë përmirësuar në aftësitë e tyre të marrjes së imazheve, por gjithsesi ekziston një problem në lidhje me “flashin” për kapjet në errësirë.

“Flashi” i telefonëve mobile iblazr premton të punojë për ndriçimin në errësirë si të pajisjeve Android ashtu edhe për pajisjet iOS.
“Flashi” konsiston në 4 LED të fuqishme që punojnë bashkë të integruar me një aplikacion për kamera për të ofruar më shumë dritë si për video edhe për fotografi.

Iblazr lidhet nëpërmjet një pajisje audio standarde 3.5 mm në pothuajse te të gjithë smartfonët. Duket shumë i thjeshtë dhe vetëm 10 mm i hollë, dhe përfshin baterinë që vetë rikarikohet, pra nuk merr nga energjia e telefonit.

Gjithashtu ky “Flash” mund të lëvizë për tu përshtatur me kamerën si ballore ashtu edhe nga mbrapa për të ndriçuar si imazhet ashtu edhe videot. Faqja e iblazer nuk përcaktoi ndonjë datë për të nxjerrë pajisjen, por kompania po mbush të gjitha kanalet sociale për të reklamuar të gjitha imazhet.

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment