Mjekët kanë dhënë disa këshilla vepruese që të mund të rimerrni veten apo të ndihmoni edhe njerëzit e afërt.
Të fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet.
Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme.
Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme.
1. Hapi i parë: Nëse shihni që personit po i merren mendtë, këshillojeni që të ulet për t’u qetësuar për disa minuta.
2. Lagini fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo mund ta përmendë personin në fjalë.
3. Uljani kokën më poshtë se gjunjët.
4. Nëse humbet ndjenjat, shtrijeni për tokë, i ktheni kokën anash dhe jepini të nuhasë amoniak.
5. Nëse gjendja nuk përmirësohet, mbajeni në qetësi të plotë dhe njoftoni mjekun.
Këto janë disa këshilla dhe mënyra të shpejta për t’i ardhur në ndihmë personit që po kalon një gjendje të fikëti.
Burimi: Infoshqip
No comments :
Post a Comment