facebookgoogle plusrss feedmesazh

21 September 2013

Harxhohen të gjitha pajisjet iPhone 5s Gold që ishin për shitje online!

Brenda një dite harxhohen modelet online të iPhone 5S me ngjyrë flori!
Nëse kishit planifikuar të porosisnit një iPhone 5S me ngjyrë floriri online gjatë këtij muaji, nuk keni më mundësi për ta bërë një gjë të tillë.

Apple sapo ka përditësuar të dhënat në faqen zyrtare dhe mesa duket, versioni me ngjyrë floriri për modelin e fundit, 5S, nuk do të jetë i disponueshëm deri në muajin tetor.

Ndërkohë, ngjyrat e tjera, gri dhe e argjendta, do të dërgohen vetëm 7 ose 10 ditë më vonë nga momenti kur bëhet pagesa online.


Adhuruesit e Apple mbajtën rradhë me orë të tëra për të blerë iPhone-ët e rinj gjatë të premtes dhe mesa duket, ata që shpresonin të blinin një model me ngjyrë floriri, nuk ka pasur fat. Kompania u ka kërkuar gjithsesi prodhuesve të rrisin vëllimin e modelit me 33%. iPhone 5S vjen në tre ngjyra me çmim minimal pa kontratë prej 649 $ për modelin 16 GB.

Në rradhën e dyqanit të Apple në Nju Jork, është regjistruar numri më i madh i njerëzve që kanë pritur ndonjëherë për iPhone-ët e rinj. Në orën 80:00 të mëngjesit, para dyqanit ndodheshin rreth 1417 persona. Apple pret të shesë 5 – 8 milionë iPhone gjatë kësaj jave. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment