facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 October 2013

Grejpfruti, i lidhur me kancerin e gjirit?

Të gjithë ne këshillohemi të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime, shpesh edhe në sasi të palimituar, por e vërteta është se edhe në to duhet të jemi të kujdesshëm.

Grepfruti, një prej frutave të grupit të agrumeve, është i pasur me vitaminë C ( një agjent i fuqishëm antioksidues) dhe me fibra (të cilat ndihmojnë në rregullimin e funksionimit të zorrëve). Kjo frutë po ashtu ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe përshpejton metabolizmin, por ka edhe anët e veta të padëshiruara.

Krahas asaj që nxit tajimin e tepruar në acidit gastrik duke shkaktuar aciditet dhe probleme te personat me probleme gastrike, kjo frutë mendohet se rrit edhe nivelin e estrogjenit në gjak, ashtu që gratë duhet ta konsumojnë në sasi të limituara.

Sipas hulumtimeve amerikane të realizuara kohë më parë, gratë e moshës së mesme të cilat çdo ditë kanë ngrënë gjysmë frute të grejpfrutit, ishin 30 për qind më të ekspozuara ndaj rrezikut për kancerin e gjirit.

Megjithatë, ky është një studim i izoluar dhe për të konfirmuar këtë duhen ende studime shtesë. Përndryshe, mjekët preferojnë konsumin e dy frutave ose 500 mililitra lëng të grejpfrutit në ditë. 

Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment