Balerini i njohur Ilir Shaqiri është shfaqur shumë interesant në spotin që njofton datën 4 nëntor si natën e parë të spektaklit “Dancing with the stars” në “Vizion Plus”. Në këtë spot ai demonstron bashkë me dy prezantueset, Miriam Çani e Armina Mevlani, si dhe anëtarët e tjerë të jurisë, Ema Andrea, Alfred Kaçinari dhe Iva Tiço.
Pjesë e padukshme e spotit janë konkurrentët VIP, të cilët do të prezantohen natën e parë të show-t me perfomancat e tyre të para të kërcimit. Juria tashmë është njohur me konkurrentët e këtij viti, që janë: Flaka Krelani, Monika Lubonja, Aulona Musta, Rike Roçi, Aurela Hoxha, Lori Hoxha, Petri Bozo, Arben Derhemi, Blendi Nallbani, Andos Sinani, Klevis Bega (Kastro Zizo), Arjon Muça.
I pyetur nga “Panorama” se si i duken konkurrentët e rinj VIP të edicionit të katërt “DWS”, profesionisti i jurisë, Shaqiri, shprehet: “Me siguri që janë zgjedhur nga produksioni për vlerat artistike që kanë. Më duken tipa të shkathët e me detaje të veçanta. Shpresoj që të dinë t’i shprehin dhe në gjuhën e baletit këto aftësi. Nuk e njoh personalisht asnjërin. Më mirë kështu! Në edicionet e shkuara dikë njihja”, pohon Iliri Shaqiri pak ditë para fillimit të garës
No comments :
Post a Comment