Cecilia Abadie ka bërë histori në një mënyrë që nuk ia merrtë kurrësesi mendja.
Të martën në darkë, teksa udhëtonte me makinën e saj në Kaliforni, një prej oficerëve të policisë e ka ndaluar dhe i ka vendosur një gjobë për përdorimin e syzeve integjente Google Glass gjatë kohës që i jepte makinës.
Ajo është një prej entuziastëve të shumtë të Google Glass. Një foto të gjobës ajo e ka postuar më pas në profilin e saj në Google+.
Në gjobë ka dy shkelje: së pari shpejtësia përtej normës së lejuar prej 105 km/h (që ndeshet shpesh në Kaliforni) dhe së dyti “Ngarja e makinës me një monitor të dukshëm për shoferin (Google Glass).”
Faktikisht, që gjoba të quhet e vlefshme, oficeri i policisë duhet të vërtetojë që ekrani i syzeve ishte në fakt aktiv gjatë kohës që ajo po i jepte makinës, çka Abadie e mohon.
Një prëj seksioneve të kodit të qarkullimit rrugor në Kaliforni parashikon se nuk lejohet ngarja e makinës nëse një ekran apo monitor i çdo lloj forme është i dukshëm për të.
Për pajisjet GPS dhe ato të navigimit ka përjashtime. Për shembull, përjashtohet lidhja e iPhone-it me Google Maps me pjesën e ekranit të makinës.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment