facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 January 2014

Çokollata në ardhmërinë e afërt do prodhohet përmes Printerit 3D

Ëndrra më e çmendur e të ‘sëmurëve’ pas çokollatave tani mund të thuhet se është bërë realitet. Kompanitë “Hershey’s” dhe “3D Systems” do të bashkohen për të krijuar një printer 3D i cili prodhon çokollatë.

Të dy kompanitë e shohin këtë përpjekje si një mundësi për avancim. Hershey's beson se printeri 3D mund të shërbejë si një sistem i ri i shpërndarjes për produktet e saja, ndërkaq 3D Systems shpreson se kjo do ta çojë teknologjinë e shtypit në 3D në një dimension tjetër, transmeton Koha.net.

Për kompaninë “3D systems”, prodhimi i ushqimit nuk është diçka e re. Kompania, gjatë panairit CES 2014, kishte ekspozuar printerin e saj të ushqimit “ChefJet 3D”, i cili shtyp gjësende duke përdorë sheqerin.

Megjithatë, Hershey's ende nuk e ka konfirmuar nëse printeri i tyre për prodhimin e çokollatës do të përdoret në shkallën e industrisë, apo vetëm për përdorim shtëpiak.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment