facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

14 October 2013

Michael Douglas ka gënjyer për llojin e kancerit

Aktori Michael Douglas ka rrëfyer se ka gënjyer për tipin e tumorit prej të cilit ai ka vuajtur për një kohë të gjatë. Britanikja ‘Daily Mail’ shkruan se aktori e ka bërë gjithçka për të mos prishur turneun e promovimit të filmin ‘Wall Street: paraja nuk fle kurrë”. 

Fituesi i dy çmimeve Oskar ka pranuar se në të vërtetë sipas diagnozës bëhej fjalë për kancer në gjuhë dhe jo në fyt, ashtu siç ka bërë të ditur aktori tre vite më parë. 

Ai shpjegon se arsyeja e gënjeshtrës së tij ishte e sugjeruar nga mjeku. Tumori në gjuhë, sipas mjekut, kërkonte një kohë shumë më të gjatë trajtimi sesa ai në fyt, ndaj edhe ai e sugjeroi pacientin e tij të gënjente për të ruajtur karrierën e tij.

“Nëse do të thuash të vërtetën, kjo është zgjedhja jote, por duhet të mbash parasysh se nëse duhet t’i nënshtrohesh operacionit, do të humbësh një pjesë të gjuhës apo nofullës”, i pati thënë doktori.

No comments :

Post a Comment