Çfar po ndodh me “Dancing With The Stars”? Nëpër rrjete sociale lexojmë që mes Miriam Canit dhe produksionit të spektaklit ka pasur qejfmbetje tek pagesa, ndaj këngëtarja ka hequr dorë nga projekti. Flitet që emri i radhës do të jetë Jonida Maliqi. Në faqen e tij, Facebook, Olti Curri shkruan se “nga produksioni i ‘Dancing With The Stars Albania’, mësojmë se Miriam Cani për të negociuar mbi kushtet dhe masën e pagesës ka ngarkuar të fejuarin e saj, Alban Skënderaj.
Por, kushtet ekonomike të vëna nga çifti nuk kanë qenë të arsyeshme për producentët që organizojnë këtë spektakël të njohur. Cilado të ishte shuma e kërkuar, për producentët e Dancing ka qenë e patolerueshme që Miriami ti vendoste këto kushte ditën e parë të provave të spektaklit”.
Reagimi i Miriam Canit
Duket se njoftimi i Olti Currit u përhap deri tek faqja e facebook të Miriam Canit ku këngëtarja kundërpërgjigjet. Reagimin e saj e risjell sërish Olti Curri.
“Artistja Miriam Cani, për miqtë e faqes reagon me këto fjalë për lajmin që largimit të saj nga ‘Dancing Ëith The Stars Albania 3’ ku do të ishte në rolin e prezantueses: Fakti që nga produksioni ndryshoi marrëveshja fillestare në momentin e fundit, është arsyeja e vërtetë e largimit tim nga Dancing. Janë gjëra profesionale që nuk mund të bëhen publike! Nuk di ti jap një emer, ndoshta “keqkutim” por shumë i rëndësishëm. Më vjen shumë keq, por nuk shkel dot mbi parimet e mia në punë. Kjo është Shqipëria, janë gjëra që ndodhin, por ka dhe më keq në vendin tone ndaj nuk do të doja njerëzit ta bënin temë këtë gjë. Dua ta pranoj se më vjen shume keq për ata që prisnin të me shihnin live. Gjithsesi une i uroj shume suksese produksionit dhe faleminderit të gjithë atyre që janë dashamires ndaj meje”.
Jonida Maliqi
Pas tërheqjes së Miriamit si prezantuese Produksioni sjell një emër tjetër, atë të Jonida Maliqit. Jonida e ka një farë eksperience përsa i përket prezantimit, duke qenë se vjet ishte pjesë e “E Diell”, në rubrikën “Duaje vendin tënd”. Jonida më herët u tha që do të ishte konkurrente në këtë spektakël, por vetëm pak javë më parë ajo u tërhoq nga konkurrimi për shkak të lodhjes fizike. Emri i prezantueses tjetër Armina Mevlani, është i pandryshueshëm.
Burimi: LajmeShqip.com
Lexoni edhe këto:Dancing With The Stars - Albania 4 (2013)
No comments :
Post a Comment