facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

31 October 2013

[VIDEO] Një banor i Texas-it i mbijetoi goditjes së dyfishtë të rrufesë

Video e kapur nga kamerat e sigurisë!
Në shtetin amerikan të Texas-it një burrë i mbijetoi goditjes së dyfishtë të rrufesë. Casey Wagner dhe miqtë e tij i zuri një stuhi e fortë në rrugë që i detyroi të strehoheshin nën një pemë.Atje atë e goditi rrufeja e parë. Kur ra në tokë nga goditja e marrë, atë e goditi një tjetër rrufe.

Në ato vende ku ai u godit nga rrufeja lëkura e tij humbi pigmentin natyror. Ai u diagnostikua me aritmi, humbje të ndjesisë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë dhe të krahut të majtë. Vetë Wagner i krahasoi këto ndjesi me momentin e zgjimit nga gjumi - sipas mendimit të tij, këto ndjesi janë të ngjashme me atë çka ndjen njeriu në gjymtyrët e tij në momentin kur sapo zgjohet nga një gjumë i thellë. Mjekët thanë se ndjesia e shpimit të një gjilpëre në gjymtyrët e tij do të ndihet për rreth një javë.

Videon nga kamerat e sigurisë mund ta shikoni këtu:



Csay Wegner fler për rastin këtu:

No comments :

Post a Comment