Një zhytës britanik ka vendosur një rekord të ri botëror duke qëndruar nën ujë më shumë se dy ditë radhazi. 38-vjeçari Sean McGahern arriti të hante, pinte dhe të flinte për 49 orë e 56 minuta në fund të detit Mesdhe, në Maltë.
Ai ndenji poshtë ujit pavarësisht kushteve jo optimale të detit dhe pati mbështetjen e të fejuarës së tij, zhytëses Mikaela Papagiorcopulo, e cila i bëri shoqëri në këtë aventurë të rrallë.
Si transmeton TCH, Sean arriti të thyejë rekordin e vënë në vitin 2010 nga Will Goodman, i cili qëndroi 48 orë e 8 minuta nën ujë.
Zhytja e tij u bë në kuadër të një organizate bamirësie që ofron terapi dhe arsim për njerëzit me aftësi të kufizuara në Maltë.
No comments :
Post a Comment