facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 October 2013

Qumështi mbron nga kanceri i zorrës

Konsumimi i rregullt i qumështit mbron nga rreziku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë.
Studiuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna të po thuajse 500 mijë personave të mbledhura nga studimet e mëhershme.

Rezultatet e analizave kanë treguar se personat të cilët pinë 400 mililitër qumësht çdo ditë kanë 12 për qind rrezik më të zvogëluar për t’u prekur nga ky lloj i kancerit krahasuar me ata që nuk pinë qumësht.

Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i shpeshtë i kancerit në botë, ndërsa shkalla e prekjes nga ai dallon në vende të ndryshme, që mund të shpjegohet edhe nga ndryshimi i shprehive në të ushqyer.

Ndikimin pozitiv të qumështit shkencëtarët e shpjegojnë me veprimin e kalciumit, i cili më herët ishte dëshmuar se ka efekt mbrojtës.

Vlerësohet se konsumimi i kalciumit në sasinë prej 1000 miligramësh në ditë, mund të ulë rastin e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë deri në 15 për qind te gratë dhe deri në 10 për qind te meshkujt.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment