Sipas studiuesve amerikanë dhe gjermanë, fëmijët, nënat e të cilëve kanë pasur aktivitet fizik gjatë shtatzënisë, do të kenë enë gjaku më të shëndetshme.
Kjo, sipas tyre, sepse ushtrimet bëjnë që arteriet e një foshnje stërviten që t'i rezistojnë sëmundjeve të zemrës.
Udhëzimet e tanishme për gratë shtatzëna rekomandojmë tridhjetë minuta aktivitet fizik.
Ka mendime të ndryshme se kur duhet të nisë aktiviteti fizik, por mjekët në një shtatzani normale rekomandojnë që ushtrimet e moderuara të fillojnë që me nisjen e shtatzanisë dhe të zgjasin deri në javën e 36.
Zakonisht ka një mendësi që edhe pse duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjatë shtatzanisë, ditët e fundit duhet të ecim sa më shumë.
Duhet thënë se ushtrimet fizike janë të pranueshme gjatë shtatzanisë, por duhet të pushoni të paktën për 1-2 orë pas tyre.
Burimi: MTV
No comments :
Post a Comment